Plzen-Roma dhe Real-CSKA Moskë, formacionet zyrtare

Do të luhen pasditen e sotme ndeshjet e fundit të Grupit G, ku Plzen do të presë Romën dhe Real Madridi do të përballet me CSKA-në e Moskës, shkruan Syri.net.

Në fakt, çështja e kualifikimit është zgjidhur, madje me Realin që ka siguruar vendin e parë dhe Roma të dytin, por luhet për të përcaktuar ekipin që do të vazhdojë aventurën në Europa League.

Plzen dhe CSKA kanë nga 4 pikë, por çekët janë më të favorizuar, pasi bilanci në ndeshjet direkte anon nga ta.

Këto dy sfida do të luhen në orën 18:55 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.