Muçi ngatërron studion, niset për te Dudushi i maskuar si student, përfundon te Fevziu

Analisti i shquar Mustafa Nano i ka mahnitur të gjithë mbrëmë, kur kamerat e fokusuan mes studentëve, në studion e Blendi Fevziut.

Me një xhup lëkure të hedhur krahëve, pantallona të çara te gjunjtë dhe me shumë mundësi edhe nga prapa, Muçi ishte bërë ‘njësh’ me studentët që ankoheshin se shpesh nuk kishin as bukë për të ngrënë, pasi detyroheshin të paguanin gjoba pas gjobash për shkollën.

Meqenëse studentët fillimisht nuk e njohën pasi  ‘Provokacian’ nuk jua kap në telefonat që kanë në përdorim ju ankuan Fevziut, se ky burri me xhup krahëve dhe xhinse të modës së fundit nuk është i protestës. Kur ktheu kokën Fevziu nga ‘studenti’ i veshur në modë, u habit.

‘O Muç po ti çfarë do këtu i maskuar, boll e kam Shkullakun dhe Bejten!’, i tha Fevziu Muçit, që ishte bërë njësh me studentët protestues.

Pas kësaj Muçi ju afrua Fevziut dhe i pëshpëriti në vesh: Ma bëj hallall Bled se kam ngatërruar studion. Isha nisur për te Dudushi që të bëja ‘studentin e revoltuar’ kundër Ramës, po përfundova këtu. Erdha që erdha po rri e po zihem ca me Shkullakun...