Barcelonën e pret ‘ferri’ në short, ja kundërshtarët në fazën tjetër të Championsit

Barcelona është pjesë e Vazos 1 në shortin e fazës me eliminim direkt në Champions League.

Katalanasit grumbulluan 14 pikë në 6 ndeshje duke marrë kryesimin e Grupit B dhe në fazën tjetër do të përballen me një prej skuadrave që pozicionohet e dyta (përjashto skuadrat spanjolle).

Deri tani, janë mësuar disa nga kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës por që mund të ndryshojnë në bazë të rezultateve edhe të ditës së sotme, shkruan SYRI.net.

Pesë herë kampionët e këtij kompeticioni, rrezikojnë të përballen me skuadra të mëdha si: Liverpool, Roma, Juventus, Manchester United, Bayern Munich, Ajax dhe Manchester City.

Faqja e Barcelonës në Tëitter, ka publikuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm me të cilët mund të përballën në 1/8 e Champions Leagues.