Policia nis reprezaljet, studentja me duart e enjtura nga i ftohti: Hajde Edi Rama mi hidh prangat!

Një grup studentësh kanë qëndruar përpara kryeministrisë deri në orët e para të mëngjesit edhe pse temperaturat shënuan një ulje të madhe. Shumë qytetarë u ofruan batanije, çaj dhe fruta në shenjë solidariteti.

‘’Nata ishte e ftohtë po rezistenca jonë do të vazhdojë, deri në arritjen e objektivave. Secili prej nesh përfaqëson veten, ne duam që Reforma në Arsim të jetë sipas asaj që ne duam, dhe këtë kauzë do ta mbrojmë deri në fund”, ka thënë mëngjesin e sotëm një prej studenteve që e ka kaluar natën përpara kryeministrisë.

Të rigrupuar mëngjesin e sotëm ata nuk japin asnjë shenjë tërheqje por përkundrazi deklarojnë njëzëri se do të vazhdojnë rezistencën dhe nuk janë aspak të frikësuar me atë që do të ndodhë më pas, edhe nëse ndaj tyre nisin procedimet, ashtu siç ka bërë të ditur gjatë mëngjesit të sotëm policia.

“Do të isha shumë i lumtur, që të më vinin mua prangat të parit, nuk na shqetësojnë aspak procedimet”, tha një tjetër prej djemve që e kishte gdhirë natën përpara kryeministrisë. Kurse një prej vajzave duke treguar përpara kamerave duart e enjtura pre j të ftohtit dhe ftoi kryeministrin Edi Ramën që të le të vinte personalisht për ti vendosur prangat.