'Delhi bëhet kryeqyteti i Indisë', ngjarjet kryesore të 12 dhjetorit

Sot data shënon 12 dhjetor. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

12 dhjetori është dita e 346-të e kalendarit gregorian (dita e 347-t në vitin e brishtë) - nga 12 dhjetori deri në fund të vitit mbesin 19 ditë.

Ngjarje

1870 - Joseph H. Rainey nga Karolina Jugore u bë kongresmeni i parë i zi në Shtetet e Bashkuara.

1911 - Delhi e zëvendëson Kalkutën si kryeqytet i Indisë.

1917 - Në Nebraska, Edward J. Flanagan themeloi Qytetin e Djemve si fshat farmerësh për djemë.

1941 - LDB: Britania e Madhe i shpalli luftë Bullgarisë. Hungaria dhe Rumania i shpallën luftë ShBA-ve. India i shpalli luftë Japonisë.

1963 - Kenia pavarësohet nga Mbretëria e Bashkuar.

1979 - Rodezia pavarësohet nga Zimbabve.

1982 - Rreth 30,000 gra u kapën për duar për në protestë duke formuar zinxhirin njerëzorë të gjatë 14.5 km.

1990 - Themelohet Partia Demokratike e Shqipërisë, partia e parë opozitare në sistemin pluralist. Kryetar i saj zgjidhet Sali Berisha.

1991 - Federata Ruse pavarësohet nga Bashkimi Sovjetik.

Lindje

1791 - Marija Luiza Austriake, gruaja e dytë e Napoleona I

1821 - Gustave Flaubert, letrar francez

1863 - Edvard Munch, piktor norvegjez

1866 - Alfred Werner, kimist zvicran

1913 - Abas Ermenji, politikan dhe historian shqiptar (v. 2003)

1915 - Frenk Sinatra, këgëtar dhe aktor amerikan.

1925 - Ahmad Shamlo* u, gazetar dhe shkrimtar i Iranit

1936 - David Carradine, aktor amerikan

1940 - Dionne Warwick, këngëtare amerikane

Vdekje

1574 - Sulltan Selimi i II-të , sulltan i perandorisë osmane

1760 - Andrija Kaçiq Mioshiq, shkrimtar kroat

1958 - Milutin Milankoviq, gjeofizikant, klimatolog dhe astronom serb.