'Ç’fryje protestën që të shpëtosh'/ Pas Qorrit edhe Bushati e këshillon Ramën

Drejtuesi i ‘Lapsit’ që është investuar shumë për ta promovuar neokomunistin Arlind Qorri si lider të protestës, ka dal me një këshillë edhe për Edi Ramën që të shpëtojë.

Është i njëjti person që akuzon opozitën pse nuk djeg mandatet që të prishë sistemin, i cili sot thotë se ka gjetur zgjidhjen se si të shpëtojë e vazhdojë Edi Rama.

Ja çfarë tha Andi Bushati në News 24:

Jo unë thashë më duket të kundërtën, që akush nuk e ka luksin për të qeverisur kundër vendit të tij. Nuk e ka njeri luksin, sidomos dikush që është kapur duke vjedhur me presh në duar, 30 milionë euro në muaj. Po të isha këshilltari i Ramës, do i thosha shpejt shfry protestën. Një njeriu që udhëheq i duhet paqja. Por për fat të keq është i rrethuar me servila.

Po krijohet një ide, sikur një pjesë e kërkesave të të rinjve është e çmendur, është një luks.

Nëse grupi i interesit është i drejtë, prej 5 vitesh kemi padrejtësi. Ato dy studentë që pashë te ‘Opinion’ kishin prindër pa punë dhe nuk i paguanin dot tarifat. Duket se ato kërkesa mundet të jenë pak të ekzagjeruara, por çfarë po ndodh në Shqipëri.

Ne po krijojmë në Shqipëri, njerëz që nuk kanë mundësi të shkollohen , vetëm se nuk kanë lek, është kriminale. Studentët duan shkollë, por nuk kanë para.

Por një student kur sheh që nuk ka të drejtën të arsimohet. Më shumë se një diplomë, vlen një teser partie, atëherë studenti thotë që t’i vëjë shqelmin sistemit.