VIDEO/ Shumë emocionuese: Gruaja i sheh dhe shpërthen në lot, studentët e përqafojnë

Vazhdon protesta e studentëve në ditën e saj të tetë, edhe më e madhe se ditët e tjera.

Sot studentëve në Tiranë i janë bashkuar jo vetëm studentë nga rrethe por edhe gjimnazistët e Tiranës.

Edhe qytetarët i kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre ditëve, ndërsa sot një grua është emocionuar kur ka kaluar me biçikletë pranë turmës që e drejtonin studentët e Mjekësisë.

Siç duket edhe nga video, gruaja nuk i ka mbajtur dot lotët, ndërsa studentët e kanë përqafuar njëri pas tjetrit.