VIDEO/E pabesueshme/ 'Emirates Airline' për festa, veshin avionin me diamante

Një aeroplan Boeing 777 i Emirateve të Bashkuara Arabe është zbukuruar për sezonin e festave.

Agjencia e fluturimeve postoi në Twitter fotografinë e aeroplanit me pamje të re, i cili është i mbuluar krejtësisht me diamante, duke i dhënë kështu një efekt ndriçues shumë mahnitës.

Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale janë bërë komente të shumta dhe ka nga ata që nuk besojnë se imazhet janë reale.

Por të gjitha këto fjalë i ka përgënjeshtruar arkitektja, e cila është marrë me projektin.

Sara Shakeel është shprehur në një intervistë se imazhet janë të vërtetë dhe se e ka shumë të vështirë të besojë që ja ka dalë mbanë të bëjë atë që shumë arkitektë do dëshironin.