'Themelohet UNICEF', ngjarjet kryesore të 11 dhjetorit

Sot data shënon 11 dhjetor. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

11 dhjetori është dita e 345-të e kalendarit gregorian (dita e 346-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 20 ditë.

Ngjarje

1816 - Indiana u bë shteti i 19-të i ShBA-ve.

1886 - Klubi futbollistik Dial Square FC nga Woolwich, Londër që më vonë do të njihet si Arsenal FC luan ndeshjen e parë duke fituar me rezultat 6-0 ndaj ekipit Eastern Wanderers.

1946 - U themelua UNICEF-i.

1958 - Upper Volta shpalli pavarësi nga Franca dhe u bë republikë autonome në komunitetin francez.

1961 - Melvin Calvin u nderua me Çmimin Nobel në kimi për procesin e fotosintezës.

1964 - Che Guevara mbajti fjalim në asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York City. Një terrorist i pa njohur gjatë fjalimit hodhi një bombë drejt ndërtesës.

1972 - Apollo 17 u bë misioni i gjashtë që zbriti në Hënë.

1990 - Studentët takohen me Presidentin e vendit,Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre

1998 - Thai Airways, Airbus A310-200 u rrëzua afër aeroportit Surat Thani Airport dhe la 101 të vdekur.

2001 - Kina iu bashkua Organizatës Tregtare Botërore.

Lindje

1475 - Papa Leoni X

1803 - Hector Berlioz, kompozitor, shkrimtar dhe kritik francez.

1843 - Robert Koch, bakteriolog gjerman

1911 - Naguib Mahfouz, letrar egjiptian

1943 - Alain de Benoist, publicist dhe akademik francez

1974 - Rey Mysterio, mundës amerikan

Vdekje

384 - Papa Damasi I

1918 - Ivan Cankar, letrar slloven

1995 - Miko Tripalo, politikan kroat dhe njeri nga udhëheqësit e Pranverës kroate (* 1926)

Festa dhe përvjetorë

Dita Ndërkombëtare e Maleve