VIDEO/ Loti 1 ‘skenë krimi’, por fadromat punojnë fshehtas te Astir
Megjithëse ARRSH ka deklaruar se ka pezulluar punimet në lotin numër 1 të “Unazës së Re”, pas publikimit të fakteve se kompania “DH Albania” ka falsifikuar dokumentet, duket se aty fadromat po punojnë.
Në këtë video të realizuar mbrëmjen e sotme pranë sheshit “Shqiponja”, duket një fadromë e cila po punon.
Qytetari që realizoi videon, sqaron se, “Lot 1 është skenë krimi dhe po hetohet nga prokuroria Amerikane dhe Shqiptare dhe këta vazhdojnë punimet fshehtas!”.
Kujtojmë se prej më shumë se një muaji, banorët e zonës së Unazës së Re, po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre, pasi rrezikojnë që të shemben për shkak të ndërtimit të “Unazës së Re”.