FOTO/ Taulant Muka nxjerr diplomat, sfidon Ramën: Po ti ku i ke ...

aStudiuesi Taulant Muka kritik i ashpër i sistemit aktual të arsimit në Shqipëri dhe mbështetës i studentëve për të drejtat e tyre i është përgjigjur me arritjet e tij, kryeministrit Edi Rama, i cili e konsideroi ‘larvë politike’.

Ai ka publikuar në Facebook diplomat e tij të marra ndër vite brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa i drejtohet kryeministrit:

Pse nuk i bëni ju publike diplomat tuaja? Rinia e shpresës kërkon transparence!.

Reagimi i plotë i Taulant Mukës:

Ish Kryeministri i vendit z. Rama, kryetar partish, politikan majtas dhe djathtas, ja ku i keni diplomat e mia!

Viti 2012- Mjekësi e Përgjithshme, Universiteti i Tiranës

Viti 2013- Master Shkencor, Shëndet Publik, Universiteti Erasmus, Holandë

Viti 2013- Doktor Shkencash, Epidemiologji Klinike, Universiteti Erasmus, Holandë

Viti 2016- Doktor i Filozofisë, Shëndeti i Gruas, Universiteti Erasmus, Holandë.

Libri im i doktoraturës mund të gjendet: https://repub.eur.nl/pub/93261/

Pse nuk i bëni ju publike diplomat tuaja? Rinia e shpresës kërkon transparencë!