Kualifikimi i Interit varet nga Barcelona, ja çfarë thotë trajneri Valverde

Shpresat e Interit për të avancuar në fazën e 1/8-ave të Champions League varen edhe nga Barcelona.

Ernesto Valverde në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Tottenham ka qetësuar në një farë mënyre të gjithë ambientin zikaltër me deklaratat e tij, por ndërkohë ka lënë edhe disa hije dyshimi për lojtarët që do të hedhë në fushë ndaj skuadrës angleze.

Do të bëj disa ndryshime. Lojtarët që kanë patur probleme për shembull si Luis Suarez, nuk janë në planet tona për të luajtur dy ndeshje radhazi. Kur të shihni formacionin do të kuptoni nëse do të luajë Messi. Interi nuk duhet të shqetësohet për ne, duam të fitojmë, por nëse ata do të kishin mposhtur Tottenhamin, nuk do të ishin në këtë gjendje tani”, theksoi Ernesto Valverde.