Basha nga Unaza e re: Vjedhja 40 mln euro, Rama, Gjiknuri përgjegjësit kryesorë

Kreu i PD-së Lulzim Basha, nuk ka munguar as në ditën e 37 të protestës së banorëve të Astirit kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Re.

Sërish lideri demokrat i vuri emra fajtorëve të asaj që ai e quan vjedhje rekord. Ministri Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH, Afrim Qëndro janë përgjegjësit kryesorë, thotë ai.

‘Kjo aferë është bërë me Edi Ramën dhe ai ka marrë drejtpërdrejtë përfitimet,’ tha Basha.

‘Kjo që po ndodh është pasojë e degjenerimit total të qeverisjes, shqiptarët s’po e mbajnë më dot keqqeverisjen.

40% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre. Pensioni nuk mjafton as për të blerë bukë

Për të mundësuar këtë vjedhje rekord 40 mln euro janë turrur mbi banorët, dhe po të mos ishte për qëndresën e banorëve dhe mbështetjen që i dha opozita e bashkuar, sot këto shtëpi do ishin shembur.

Nuk mjaftohen me vjedhje por do bëhet dhe për pastrim parash. Lëshojnë gojën me ofendime e kërcënime, duke i burgosur e joshur me të gjitha mënyrat.

Megjithatë duhet ta zgjidhë drejtësia këtë punë, po as drejtësi s’ka. A i ka marrë në pyetje Prokuroria të akuzuarit?

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro janë përgjegjësit kryesorë për këtë vjedhje.

Kjo është radiografia si funksionon qeveria e Edi Ramës,’ tha Basha.