Gjyqi në Itali, Moisi Habilaj flet për Saimir Tahirin

Shtypi italian njoftoi sot se Prokuroria e Catania-s ka kërkuar 18 vite burg për Moisi Habilajn, kreun e një karteli droge Shqipëri – Italia, kushuri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Po ashtu, kërkoi 12 vjet dhe 4 muaj burg për Meridian Sulajn, anëtar i grupit; për financierin e kartelit, Nazer Seitin, 6 vjet burg dhe lirimin për Fatmir Minajn.

"Meridionews.it" specifikon se po vazhdojnë hetimet per lidhjet e qeveritarëve me këtë grup kriminal dhe bën të ditur se është parë me lupë zmadhuese, i afërmi politik i Habilajt, ish-ministri Saimir Tahiri.

Kjo media bën të ditur në veçanti se "hetuesit shqiptarë arritën në fund të muajit dhe të gjitha pyetjeve të tyre në burgun e Bicocca, Moisi Habilaj vendosi t’u përgjigjet, por përmbajtja e procesverbalit për momentin nuk u bë e ditur" ndërsa në përfundim theksohet: "Dyshimet për bashkëpunimin e supozuar të qeveritarëve me trafikantët vazhdojnë."/ar.sh/SYRI.NET