VIDEO/ Nis marshimi i studentëve protestues drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët rifillojnë protestën e tyre, nis marshimi drejt Ministrisë së Arsimit për plotësimin e të gjitha kërkesave. protesta ka shënuar sot ditën e saj të shtatë.  

Studentët kanë theksuar në media se nuk do të ketë përfaqësi, asnjë dialog me Kryeministrin dhe ministrinë e Arsimit dhe askush nuk duhet të futet në negociata. “Secili këtu është një përfaqësues”, thanë ata, "thjesht presim kërkesat tona të plotësohen ose protesta do të evolojë."