Terreni është krijuar, PD vetëm duhet të japë goditjen finale ...

Sot jam matur shumë herë nëse duhet ta shkruaj apo jo këtë tekst. Në të vertetë, hezitimi im ka një arsye të thjesht, sepse duke qenë larg fizikisht, por edhe fakti që kurrë në jetën time nuk kam qenë pjesë e brendshme e politikës, por vetëm vëzhgues kritik i saj, diçka më ndalonte të formuloj mendimet e mia; mos po gabohem në arsyetimin tim? Po shpjegohem.

Partia Demokratike është forca politike që ka qeverisur për shumë vite Shqipërinë. Njëkohësisht, ajo është opozita e vendit, është pjesë e institucioneve kryesore kushtetuese, pjesë e Komisioneve Parlamentare, pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ajo e njeh në thelb se si funksionon shteti, se si funksionon politika. Ajo i ka edhe lidhjet e nevojshme ndërkombëtare me kancelaritë krysore të perëndimit. Në këtë kuptim, ajo ka instrumentat e vet ligjorë dhe burimet e saj të informacionit për gjithçka ndodh në Shqipëri, dhe jo vetëm. Partia Demokratike është alternativa e parë e pushtetit, kur Kryeministri humbë fuqinë dhe aftësinë për të qeverisur vendin. Në një kuptim më të gjerë, për arsye madhore të interesit kombëtar, Partia Demokratike është gjysma e vendim marrjes për Shqipërinë. Është tjetër gjë se sa hapësira reale ka ajo nën pushtetin e mafias që sot qeverisë vendin.

Partia Demokratike ka strukturat e saj në të gjithë Shqipërinë. Ajo ka informacione të dorës së parë se çfarë ndodh në çdo fshat dhe qytet. Për më tepër, ajo e di shumë mirë se sa shpërthyese dhe elektrizuese është atmosfera. Me siguri, ajo ka informacion se sa familje vuajn për bukën e gojës, sa të tjerave po u shterrojnë burimet e fundit të mundësive ekonomike. Ajo e di se sa njerëz po e braktisin përfundimisht vendin.

Partia Demokratike është e ndërgjegjshme se pas pak kohësh; për arsye demografike, për shkaqe të mospërmbushjes së nevojave minimale jetësore; situata e vendit do të degradojë pa kthim, njësoj si ai organizmi i sëmurë që ka humbur peshën trupore. Katastrofa po afrohet me shpejtësi.

Partia Demokratike e di shumë mirë se;

1. Edi Rama është vetëm një përfaqësues i mafias kombëtare dhe ndërkombëtare në krye të qeverisë shqiptare. Duke qenë se ky kryeministër është në pushtet që prej vitit 2013, pushtimi i institucioneve kryesore të shtetit dhe medias nga mafia pothuajse ka përfunduar.

2. Si i tillë, Edi Rama nuk po punon për interesat e vendit, por për interesa të tjera, dhe nën presionin konstant nga partnerët e tij mafioz, në kuptimin e parë të shantazhit që vjen prej botës së nëndheshme.

3. Zemërimi i shoqërisë ka arritur nivele kritike, dhe rrezikon të shpërthejë në kaos nga momenti në moment, por edhe të degradojë dhe manipulohet nga spekullantët politik bolshevik, të maskuar dhe të finacuar nga organizata sekrete dhe interesa të dyshimta anti kombëtare dhe anti shqiptare. Shembulli po jepet këto dy ditë me protestën thellësisht politike të studentëve, që mbytet me "kërkesa" të çuditshme apolitike, nga një Organizatë Politike Bolshevike, me sa duket edhe ligjërisht ilegale!

Në këto rrethana, Partia Demokratike duhet të mobilizojë dhe organizojë me të gjitha strukturat e saj terrenin dhe rrethanat për rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama. Çdo ditë vonese, rrezikon seriozisht fatet e vendit, ku kaosi mund të përfshijë krejt shoqërinë shqiptare. Kjo është veçanarisht e rrezikshme për rrethanat dhe kushtet në të cilat punon Kryeministri Edi Rama, rrethana dhe kushte këto, 100 % të njëjta me një pengmarrje klasike. Partia Socialise nuk ekziston më, Parlamenti në duart e Kryeministrit - peng është i mbushur me ushtarë të krimit të organizuar dhe biznesmenë mafioz dhe ordiner. Kjo është situata, kur fatet e një populli; jo vetëm të qyetarëve të Shqipërisë por edhe të rajonit, ndodhet nën tik-takun e shpërthimit masiv të dhunës dhe kaosit. Shenjat dhe faktet tregojnë se menaxhimi i krizës është domosdoshmëri absolute dhe ineteres kombëtar.

Si rrëzohet Edi Rama?

Terreni është krijuar. Partia Demokratike vetëm duhet të japë goditjen finale; duke mobilizuar për 3 ditë strukturat e saj në të gjithë Shqipërinë për të thirrur shqiptarët në një protestë masive pa ndërprerje në Tiranë. Se si e qysh, Partia Demokratike e di më mirë si organizohet protesta. Protesta duhet të jetë madhështore dhe masive, e përsëris, pa ndërprerje, deri në rrëzimin e Kryeministrit.

Partia Demokratike i ka borxh dhe detyrim shqiptarve mbrojtjen e interesave të tyre. Ajo është pasuria më e madhe e kombit shqiptar, ku kanë mbështetur dhe i mbështesin akoma shpresat e tyre pjesa me vitale e shoqërisë shqiptare, pjesa më e ndershme e saj.

Aksionet e Partisë Demokratike janë pronë e çdo qytetari shqiptar, dhe në këtë kuptim, është detyrimi i Partisë Demokratike që t'i përgjigjet momentit historik më të rrezikshëm që po kalon Shqipëria.