Nis Boom, emisioni më i ri investigativ

Në shtëpinë e çdo qytetari shqiptar do të hyjë shpërthyes që prej mbrëmjes së të hënës emisioni më i ri investigativ në tregun mediatik shqiptar “BOOM”.

Një prodhim i radio televizionit “Ora News” nën moderimin e Fiori Dardhës dhe Rozana Radit.

Nën firmën e producentit Ylli Ndroqi, emisioni “BOOM” çeli të hënën në orën 19:00 siparin e një rrugëtimi të rëndësishëm.

“BOOM” përcolli në natën e parë të prezantimit një ballafiqim të realitetit te kushteve të studentëve ne “Qytetin Sudenti” në Tiranë dhe kremtimeve festive politike të ditëlindjes së Partisë Demokratike ,një produkt i lëvizjes studentore 26 vite më parë.

Thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” jehuan në “Qytetin Studenti” për t’u shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, duke sjellë shkallmimin e regjimit komunist, që ishte në grahmat e fundit.

Emisioni “BOOM” solli dokumenta dhe raporte që vërtetojnë shpërdorimet skandaloze në qindra milonë lek në menaxhimin e rezidencës studentore gjatë 26 viteve, që shpjegon më së miri kushtet e rënda të jetësës së studentëve të cilët edhe pse paguajnë për një dhomë me tre vetë ,nuk marrin shërbimin e paguar.

Gjithçka ka mbetuar ashtu si 26 vjet më parë, kur gazeta zyrtare e Partisë së Punës “Zëri i popullit” fliste për përmirësim kushtesh.