I shkuli flokët futbollistit, ja çfarë do të ndodhë me Felainin

Kapja prej flokësh e Felainit ndaj Guenduzit është një çështje që do të zgjidhet mes lojtarëve, sepse FA nuk ka vendosur të marrë asnjë veprim disiplinor ndaj mesfushorit të Junajtid për gjestin e tij në dyluftimin me mesfushorin e Arsenalit në “Old Trafford”.

Guenduzi e quajti xheloz belgun se ai i ka prerë flokët, ndërkohë që trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, komentoi me humor:”Edhe kur unë isha lojtar këto gjëra ndodhnin, por sot i shohim, sepse kamerat janë kudo. Mateo të presë flokët si Felaini dhe e ka të zgjidhur problemin”.