Juve mposht Interin/ Do të befasoheni me notën e Ronaldos, ja më i miri

Juventusi e ka mposhtur Interin me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” mori një fitore të rëndësishme falë golit të vetëm të shënuar nga Mario Mandzukic në minutën e 66’ të takimit.

Pas ndeshjes “Whoscored” publikoi notat e lojtarëve ku vlerësimin më të lartë befasisht e mori mbrojtësi i krahut të Juventusit, Cancelo (8.2), shkruan SYRI.net.

Një vlerësim të dobët për Ronaldon i cili mori notën 6.6.

Këto janë të gjitha notat e lojtarëve për të dy skuadrat: