VIDEO/ Përfundon pjesa e parë Juventus – Inter, ja rezultati...

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në duelin ndërmjet Juventusit dhe Interit e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.

Në “Allianz Stadium” po zhvillohet një super ndeshje me raste të shumta nga të dyja skuadrat, shkruan SYRI.net.

Interi kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh por ishte mesfushori italian Gagliardini ai i cili gaboi i vetëm përballë portierit. Topi i gjuajtur keq përfundoi në shtyllë.