PSG i vendos çmimin e shitjes ‘yllit’ të skuadrës, Barça hidhet në sulm

Paris Saint-Germain ka vendosur një çmim me vlerë 40 milionë euro për Adrien Rabiot dhe pritet ta shesë gjatë merkatos së janarit.

Në krahun tjetër Barcelona nuk i ndahet dhe kërkon të transferojë “yllin’ e PSG-së me marrëveshjen që pritet të finalizohet shumë shpejt, shkruan “sportit Le10”, raporton SYRI.net.

Nëse drejtues të Barçës ofrojnë 40 milionë euro atëherë mesfushori francez do të udhëtojë drejt “Camp Nou”.

Adrien Rabiot nuk është i lumtur tek PSG dhe akoma nuk ka rinovuar kontratën e cila i skadon në fund të këtij sezoni.