Topi i Artë? Ibrahimoviç me këtë deklaratë tallet keq me Ronaldon, Perez dhe Modric

Zlatan Ibrahimoviç gjithmonë është në qendër të vëmendjes.

Menjëherë sapo është njohur me fituesin e Topit të Artë, që ishte kapiteni i Kroacisë dhe mesfushori i Realit të Madridit, Luka Modriç, sulmuesi suedez ka lëshuar një deklaratë në rrjetet sociale, ku ka thumbuar disa personazhe të botës së futbollit.

“Tani e dimë se ka qenë Perez që ka luftuar me Messin në garën për Topin e Artë dhe jo Ronaldo”, shkroi gjiganti suedez, duke thumbuar në të njëjtën kohë Modriçin, Ronaldon dhe vetë presidentin e Realit të Madridit.