VIDEO/ ‘Ylli’ i Realit tenton të kopjojë lëvizjen e Neymarit, por dështon keq

Real Madrid ka shkatërruar 6 me 1 Melillan në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit.

Të besuarit e Santiago Solari, kanë mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 10 me 1 skuadrën modeste që militon në ligën e tretë spanjolle.

Në këtë ndeshje, për Real Madrid startoi edhe talenti brazilian, Vinicius Junior i cili në minutën e 79’ shënoi një gol të bukur.

Por talenti brazilian në një moment dështoi keq pasi tentoi të “kopjonte” lëvizjen e famshme të Neymarit.