Bixhoz me dashurinë/ Gori mëson të shkuarën e dhimbshme të hallës, ja ç’do ndodhë nesër

Halla i tregon Gorit historinë e Ratanit. Ajo i tregon që Om dhe Ratan ishin dikur shumë miq. Një ditë teksa luanin topi u ra në pishinë. Om hidhet në pishinë për ta kapur por rrezikon të mbytet sepse nuk di not.

Ratan u hodh në pishinë për të shpëtuar Omin por u mbyt vetë. Halla i thotë Gorit se Om duhet të vuajë ndëshkimin sepse vdekja erdhi të merrte atë dhe jo Ratanin. Gori shkon tek Om dhe i thotë se Ratan vdiq duke e shpëtuar atë.

Om tronditet dhe pyet Gorin nga e di. Gori i thotë se ja tregoi halla. Om i kap dorën me forcë Gorit dhe i thotë mos të hapë plagë të vjetra. Gori i thotë se halla nuk e ka harruar të shkuarën dhe do që të hakmerret.

Om nuk e beson dhe ngre dorë. Halla e ndalon dhe i thotë Omit se Gori ka të drejtë. Ajo ja thotë në sy Omit që duhet të vuajë ndëshkimin. Om habitet. Halla e përqafon dhe i thotë se ndëshkimi i tij është të kujdeset për të gjithmonë.

Ajo qan. Om e qetëson dhe ja vë fajin Gorit për situatën e krijuar. Halla i thotë Omit se Gori ishte kurioze të dinte dhe ajo i tregoi. Gori e quan hallën gënjeshtare. Om i bërtet Gorit. Halla i jep para Amukut dhe Krantit që të bashkojnë Omin dhe Gorin sipas planit të saj.

Om dhe Gori sillen si të dashuruar para tyre. Om këndon për Gorin teksa kërcejnë. Inspektori i thotë Rudrës se duhet të ndryshojë vendndodhje para se ta gjejnë. Rudra i tregon që jeton në Mumbai dhe është vëllai i Shivai Sing Oberoit.

Inspektoi kërkon të flasë me Shivain. Rudra ka frikë si do e presë Shivai këtë. Om dhe Gori dëgjojnë një zë fëmije nga dhoma e hallës./revistawho