Të përmbyturit e Fierzës paralajmërojnë protesta, nuk kemi marrë dëmshpërblimin

Kryetari i Shoqatës së tokave të përmbytura Sherif Kastrati ka dhënë një deklaratë për mediat pasi, për tokat e përmbytura të banorëve të qarkut të Kukësit të cilat ende nuk kanë marrë një zgjidhje, të cilëve disa herë ju është premtuar dëmshpërblimi.

Është tashmë e ditur se nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës u përmbytën 35 fshatra dhe qyteti i vjetër i Kukësit dhe që nga ajo kohë, shteti nuk ka kompensuar tokat bujqesore te familjeve Kuksiane Kastrati shprehet se kryeministri do të përballet me protesta të mëdha nëse nuk jep zgjidhje deri në fund të vitit.