FOTO/ Pse u nervozua Mc Kresha pas performancës së tij tek ‘Kënga Magjike’?!

Kënga e tyre ‘Psikopatja jote’ u kthye brenda një kohe shumë të shkurtër ne hit.

U bë një nga këngët më të dëgjuara dhe më e klikuara në Youtube.

Mbrëmjne e djeshme që ishte gjysmëfinalja e dytë e ‘Këngës Magjike’ dhe Mc Kresha dhe Fifi sollën performancën e tyre që ishte e mbushur me emocion.

Por mesa duket diçka nuk ka shkuar mirë, pasi në prapaskena reperi shfaqet tejet i tensionuar.

Por sipas burimeve për Blitz.al reperi është shprehur se nuk kishte dëgjuar as veten dhe as muzikën gjatë performancës dhe ishte detyruar të këndoj me imagjinatën e tij.