Fiton bastin e çmendur, kishte parashikuar që shënojnë të gjitha ekipet angleze

Goli i fundit i ngushëllimit të Charli Ostin kundër Tottenhamit të mërkurën në “Wembley” bëri të lumtur një tifoz bastvënës më shumë sesa tifozët e thjeshtë të Sauthemptonit.

Ai kishte vendosur një bast prej 30 paundësh se në javën e 15-të, e luajtur këtë mesjavës mes ditës së martë dhe të mërkurë, të 20- ta klubet e Premier Ligës do të shënonin gol dhe në fund fati i buzëqeshi.

Një gjë e tillë ndodh për herë të parë pas 8 vjetësh (për herë të fundit të gjitha ekipet shënonin në nëntor 2010) dhe ai është shpërblyer me shifrën e 15 mijë paundëve.