Arrestohet presidenti i Federatës së këtij shteti, ishte pjesë e një organizate kriminale

Një lajm tronditës ka ardhur për botën e futbollit në Peru. President i Federatës së Futbollit të Perusë, Edwin Oviedo, u arrestua pas një operacioni të gjatë të policisë për të shkatërruar grupet kriminale.

“Oviedo u arrestua për arsye se ai ishte pjesë e një organizate kriminale të përbërë nga gjyqtarë, avokatë, dhe biznesmenë që infiltruan sistemin e drejtësisë së vendit”, tha prokurori Horge Chaves në komentet e transmetuara në kanalin televiziv ATV.

Ndërsa vetë Ovideo ka angazhuar avokatin e tij që të bëjë zgjidhjen e kësaj çështjeje, si dhe personalisht ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Ovideo mori drejtimin e Federatës Peruane në vitin 2015. Një vit më vonë Gjykata e Lartë e përjashtoi atë nga hetimi për urdhërimin e vrasjes së armiqve të tij në Tuman, një kompani sheqeri e mbytur nga mosmarrëveshjet e punës.

Deri më tani Ovideo është në burgim pa afat derisa të vendoset gjithçka nga Gjykata e Krimeve të Rënda.