Atletiko Madrid gjen zëvendësuein e Diego Costas, ja emri

Atletico Madrid po shikon për një sulmues qendre, pasi Diego Costa nuk është në formën e tij mëtë mirë.

Pasi u rikthye në Atletico nga Chelsea, Costa ka realizuar një numër të konsiderueshëm golash, duke u kthyer në pjesë kryesore të skuadrës madrilene.

Megjithatë, përgatitja fizike e ka “tradhtuar” reprezentuesin spanjoll dhe momentalisht ai nuk mund ta ndihmojë skuadrën e tij.

Si zëvendësues i tij, Nikola Kalinic nuk mund të llogaritet pasi që kroati ka dëshpëruar me paraqitjet e tij në “Cop del Rey”.

Tani, së fundmi, emri i fundit që po përmendet për ta zëvendësuar super sulmuesin është ai i Maxi Gomez.

Gomez aktualish paraqitet me Celta Vigo, ku deri më tani këtë sezon ka realizuar shtatë gola dhe ka shtuar katër asistime.