Pas Ronaldos, Juventusi po transferon këtë super lojtar nga Real Madrid

Juventus kërkon të nënshkruajë me një tjetër lojtar të Real Madridit.

Drejtues të “Zonjës së Vjetër” duan të përfitojnë nga situata delikate që të nënshkruajnë me mesfushorin e Real Madridit, Iscon, shkruan “Calciomercato”, raporton SYRI.net.

Isco ka krisur marrëdhënien me Santiago Solarin i cili ndeshjet e fundit e ka lënë spanjollin në stolin rezervë.

Mediat italiane raportojnë se Massimiliano Allegri e preferon së tepërmi 26-vjeçarin për të cilin kanë shprehur interesim klube të mëdha europiane.

Mungesa e minutave po detyron Iscon që të largohet nga ‘Santiago Bernabeu”.

Syri.net / Oldi Mele