Tenderi Unazës së Re, analisti i njohur: Ose të na arrestojnë ne në studio, ose ata të qeverisë...

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuar” ndërsa ka komentuar megaskandalin  për  kompaninë Dunwell Haberman, e cila është fituese për rindërtimin e Unazës së Madhe, ka dhënë vetëm dy zgjidhje, ose arrestimin e të ftuarve në studio, ose ata të qeverisë.

“Ose të na arrestojnë ne në studio, ose ata të qeverisë. Mbas dokumentit është ajo no koment, flet vetë dokumenti.

Si kanë guxim që shkojnë deri këtu. Ke kapur policinë, gjithë i ke kapur, ja se ku të çojnë kur mungojnë kontrollet institucione ja si degjeneron një pushtet”, u shpreh Lubonja.