VIDEO/ Takimi i G20, injorohet princi Saudit

Samiti i G20 ka qenë i sikletshëm për Princin e Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman.

Fillimisht presidenti francez, Emmanuel Macron i foli ashpër për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Më pas gjatë fotos familjare, shihet se si liderët e tjerë e injorojnë 33-vjeçarin.

Princi është nën akuzë se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit kritik ndaj regjimit. Ai i ka mohuar këto akuza.