ZYRTARE: Dëmtohet ‘ylli’ i Liverpoolit, mungon 6 javë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez ka pësuar frakturë në këmbën e majtë.

Gomez u detyrua të largohej nga loja pas 23 minutash lojë, pas një ndërhyrje të rëndë në ndeshjen ndaj Burnley në “Turf Moor”.

Indikacionet e para tregojnë se 21-vjeçari do të mungojë deri në 6 javë. Megjithatë, periudha e mungesës së tij varet nga rrjedhshmëria e procesit të rehabilitimit të tij