Tensionohet situata, SHBA fluturim paralajmërues ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se kanë kryer një 'fluturim të jashtëzakonshëm' mbi Ukrainën duke paralajmëruar Rusinë.

Njoftimi vjen njëmbëdhjetë ditë pas një përplasje detare që pa forcat ruse të hapnin zjarr mbi tre anije lufte ukrainase pranë ngushticës së Kerchit dhe arrestoi marinarët.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Pentagoni tha se koha e fluturimit ishte "e synuar për të riafirmuar angazhimin e SHBA-së ndaj Ukrainës dhe vendeve të tjera".