Veliaj e shiti si takim me banorët e Unazës, vjen përgjigja: Skuth, takove nipin e Gramoz Ruçit

Banorët e Unazës së Re kanë reaguar pas një takimi në kryebashkiakut Erion Veliaj me disa banorë të Unazës së Re mëngjesin e sotëm, takim që është publikuar në disa media.

Ata e kanë quajtur kryebashkiakun skuth që vjen të takohet fshehurazi me strukturat e Rilindjes në zonë.

Banorët kanë përmendur emrat e personave që janë takuar me Veliajn ndërsa i quajnë false lëvizjet e tij.

 ‘Mashtrimi i rradhës nga Erion Veliaj!! Erioni bën takime në mënyrë të fshehur si skuth, me 20 badigardë, në orën 7:30 të mëngjesit se nuk është aq trim sa të përballet me banorët e Unazs së re. Takimi i tij ishte me spiunat e zonës, me njerëzit pa shkollë, të cilët janë strukturat e Rilindjes.

Takimi i tij ka qenë me administratorin e zonës, Adriatik Merko dhe me nipin e Gramoz Ruçit, Gjonlek Malaj, të cilët për shkak të këtyre është bërë dhe devijimi i projektit!! Turp të kesh Erion Veliaj, pafytyrësia jote po arrin kulmin. Me takimet e tua fallco.’ – thuhet në reagimin e banorëve të Unazës së Re.