VIDEO/ Studentët e Shkodrës i bashkohen protestës, na intimidoi rektori Adem Bekteshi

Pas vendimit për ta shtyrë protestën për ditën e nesërme, studentët e  Universitetit të Shkodrës kanë ndërruar mendje duke bërë prapakthehu.

Ata kanë dalë në protestë ashtu si bashkëmoshatarët e tyre si në Elbasan, Korçë, Durrës dhe Tiranë. Studentët e Shkodrës raportohet  se janë intimiduar nga rektori, por paralajmërojnë protesta të fuqishme si shenjë reagimi.

Anëtarja e këshllilit studentor, Melisa Braci është shprehur se dorëheqja e saj ka ardhur për shkak të indtimidimit që i është bërë nga rekotri, Adem Bekteshim.

“Pershendetje! Une jam Melisa Braci,  anetare e Keshillit studentor qe sot kam dhene doreheqjen prane rektorit te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi. Duke pasur parasysh te gjitha ngjarjet qe ndodhen sot, intimidimi nga ana e tij, kemi marre kete inisiative sot qe do të shumëfishohet nesër, që të ngrejmë zërin tonë dhe të themi se; ne nuk mund të frikësohemi  nga asgjë dhe anjë njeri qoftë ai I çfarëdo lloj posti. Ne jemi kundër tarifave që janë vendosur me 6700 lekë për sa I përket riprovimeve ose studentëve ngelës dhe jemi kundër tarifës vjetore që është aq e lartë. Sot jemi kaq, por siç ju thëshë nesër do të jemi shumë dhe më shumë. Ju presim të gjithëve”, tha ajo ne nje video te publikuar.