Kapriço e shortit, Shqipëria në grup me Greqinë

Është hedhur edhe shorti për Kombëtaren U-19 për raundin kualifikues për në Europian.

Shqipëria ka “peshkuar” në Grupin 4 fqinjët e Greqisë. Dy ekipet e tjera janë Islanda dhe Belgjika, kjo e fundit edhe vendi organizator.

Ndeshjet do të zhvillohen nga datat 13-19 nëntor 2019.

Ndërkohë edhe kombëtarja kosovare ka mësuar rivalët e saj. Ata do të jenë në Grupin 5 së bashku me Rusinë, Poloninë dhe Uellsin.

Kualifikueset për këtë grup do të zhvillohen në Uells, në po të njëjtat data si Shqipëria.