Protesta, universitetet nisin presionet ndaj studentëve

Mijëra studentë janë ngritur në protesta duke kërkuar të drejtat e tyre.

Kërkesat e studentëve janë ekonomike, nga heqja e pagesës për provimet e mbartura tek rregullimi i kushteve në konvikte.

Nga Tirana e në të gjithë Shqipërinë, studentët janë bërë bashkë tek ministria e Arsimit.

Por në universitetet e rretheve kanë nisur kërcënimet ndaj studentëve.

Në universitetin e Elbasanit, pedagogët kanë nisur të kërcënojnë studentët me mungesa nëse vazhdojnë të protestojnë.

Në Shkodër universiteti ka bllokuar gazetarët që të mos futen në fakultete.