VIDEO/ Studentët në Tiranë e Elbasan: Kush guxon fiton!

Eshtë dita e tretë e protestës së studentëve. Me Mijra studentë të Universiteteve Publike po protestojnë kundër vendosjes së tarifave.

Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët kanë mbërritur tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës. Në Shkodër nuk protestohet sot, por është parashikuar të protestohet nesër në orën 11:00.

Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat”,”ulni tarifat” studentët e bashkuar kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë. Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.