LIVE/ Të vendosur, studentët nuk tërhiqen, ja 4 kushtet për Ramën
Studentët shqiptarë janë në ditën e dytë të protestave madhështore duke kërkuar të drejtat e tyre.
Ata janë ngritur në protesta kundër Edi Ramës dhe politikës së tij, që vetëm mbledh para nga ata.
Në një deklaratë të mbrëmjes së djeshme, studentët kanë renditur 4 kushte për Edi Ramën.
Ata i kanë lënë një afat përgjigjeje Ramës deri sot në orën 16:00, në të kundërt protestat do të vazhdojnë pa afat.
Kushtet e studentëve:
Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.
Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit.
Përmirësim të kushteve në konvikte.
Përgjysmimin e tarifës së studimeve.