Neymar-Real, dalin lajme të reja nga Spanja

Vazhdon telenovela Real Madrid- Neymar. Skuadra spanjolle ka kohë që e kërkon brazilianin e PSG-së por asnjëherë nuk pat një marrëveshje konkrete.

Duket se diçka e re del në terren. Mediat spanjolle aludojnë se agjenti i Neymar ka kontaktuar me drejtuesit e Real Madrid dhe këtë verë mund të zyrtarizohet kalimi.

Si do zgjidhet pengesa PSG? Neymar do ju bëjë të ditur klubit që nuk dëshiron të qëndrojë më gjatë në Francë dhe njëkohësisht do jetë edhe Reali i cili do ofrojë 200 milion euro për brazilianit.

Përballë pakënaqisisë së Neymar dhe shumës së Realit mendohet që PSG të zgjedhë ta shesi. Pengesa e vetme është Barcelona e cila ka shprehur interes për ta kthyer yllin e brazilit. Në Spanjë flitet që Perez të mund edhe konkurentët katalanas për të plotësuar ëndrrën të sjellë Neymar në Bernabeu.