VIDEO/ Biznesmeni pret në të pasme vajzën, ajo fillon të qajë

Një video shokuese është publikuar në internet ku një studente kolumbiane pretendon se një biznesmen e ka prekur atë tek të pasmet.

“Isha në tren dhe ai më preku të pasmet. Në fillim mendova se dikush më preku me çantë, por u habita kur pashë dorën e tij. Ai u largua dhe askush nuk më ndihmoi”, ka deklaruar Annie që nuk mund të ndalte lotët.

Një burrë që e quante veten John, pretendonte se bëhet fjalë për një gabim: “E kam parë, ishte një burrë tjetër. Ju siguroj që ishte një person tjetër”.

Por, Annie këmbëngulte duke thënë se ishte pikërisht ai që e preku nga pas. Ndërkaq, policia është duke hetuar pamjet dhe ka intervistuar Annie.