Agjenti flet për transferimin e Hysajt te Chelsea: Mund të ndodhë...

Agjenti i Elseid Hysajt ka lënë të hapur derën për transferimin te Chelsea.

Lojtari i Kombëtares shqiptare po has shumë probleme me klubin e Napolit pasi Carlo Ancelotti e ka lënë në stolin rezervë.

Mbrojtësi shkodran nuk po përshtatet me skemat e Carlo Ancelottit dhe kohët e fundit po përflitet për një ribashkim me ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarri.

Chelsea? “Le të shohim, ndoshta”, tha fillimisht agjenti.

“Lojtarët kanë shpirt dhe janë njerëz, kështu që ata preken nga këto gjykime. Ne nuk na intereson çka thonë tjerët, do të dëgjojmë mendimin e klubit”.

“Një gjë që mungon në Napoli është gazetaria që nuk i ndihmon ekipit. Nuk mendoj se shtypi lokal në Torino sillet sikurse ai i Napolit me ekipin vendas. Natyrisht, unë nuk po vë të gjithë në kosh, sepse ka gazetarë të mirë”, u shpreh agjenti Mario Giuffredi.

Napoli kërkon rreth 50 milionë euro për të lënë të lirë Hysajn të largohet nga ‘San Paolo”.