VIDEO/ Dhjetori i studentëve..., mbërrin edhe në Elbasan

Protestën e studentëve të Politeknikut të Tiranës, e kanë mbështetur jo vetëm studentët e kryeqytetit por edhe ata të rretheve.

Në mbështetje të kësaj proteste, janë hedhur sot edhe studentët e Elbasanit.

Sipas deputetit të PD-ës Luçiano Boç, i cili mbështet këtë protestë, “Marshimi i studentëve të inxhinierisë meriton mbështetje nga të gjithë studentët e Tiranës dhe të rretheve.

Dhjetori është muaji i Rinisë”.

Reagimi i plotë i deputetit të PD, Luçiano Boçi

DHJETORI I STUDENTËVE

Tarifat e larta janë një spunto që ka nxjerrë në pah zemërimin e plotë të rinisë shqiptare.

Trajtimi i tyre si klientë, mungesa e mbështetjes nga shteti, rrënimi progresiv i cilësisë së diplomave, mungesa e së ardhmes, ka shpërthyer protestën e tyre.

Marshimi i studentëve të inxhinierisë meriton mbështetje nga të gjithë studentët e Tiranës dhe të rretheve.

Dhjetori është muaji i Rinisë.

Stop abuzimit me tarifat!

Stop harbutërisë kryeministrore!

Stop paaftësisë ministrore!

Stop mungesës së të ardhmes!