Nuk është Icardi, Reali synon blerjen e bujshme nga Serie A

Real Madrid po mendon për të ardhmen.

“Los Blancos” po kërkon transferimin e mbrojtësit grek të Romës, Manolas i cili shihet si zëvendësuesi në të ardhmen i Sergio Ramos.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, presidenti Florentino Perez po diskuton me trajnerin Santiago Solari për të shpenzuar rreth 60 milionë euro për një mbrojtës që ofron siguri në repartin difensiv.

27-vjeçari grek është pjesë e Romës që nga viti 2014, dhe në 139 paraqitje ka shënuar 6 gola.