VIDEO/ Shpërthimi në Itali, dy të vdekur, dhjetëra të plagosur

Një cisternë karburanti ka shpërthyer mesditën e sotme në Itali, në Borgo Quinzio në Rieti.

Siç bëhet e ditur, nga shpërthimi deri më tani janë dy persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Salaria në Borgo Quinzio.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, policia dhe ambulanca.

Mes të plagosurve janë edhe zjarrfikës dhe punonjës të ndihmës së shpejtë.