Shpërthen cisterna e karburantit në Itali, 15 të plagosur. Detajet

15 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një cisterne karburanti në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Borgo Quinzo në Retino.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 15 persona mes tyre edhe pjesëtarë të forcave zjarrfikëse.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë në spital, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve.