'Bashkohuni me studentët, ata do të fitojnë kundër Kallam Dështakut'

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje qytetarëve në mbarë vendit të mbështesin studentët protestues, të cilët kanë nisur një revoltë kundër Qeverisë për tarifat e larta të universiteteve, të cilat vazhdojnë të shtohen. Berisha ka publikuar një seri fotografish nga protesta e sotme, të shoqëruar me këtë mesazh:

“Album nga protesta madhështore e studentëve për përgjysmimin e tarifave para ministrisë së antiarsimit!  

Nderim studenteve trima dhe guximtarë. Qytetarë, bashkohuni me studentët! Ata do të fitojnë kundër Kallam Dështakut dhe Narkoqeverisë! Fitore studenteve!” - nënvizon Berisha.