Kishte kërcënuar me vdekje Vuçiçin, arrestohet nga policia

Policia serbe ka arrestuar një person i cili nëpërmjet një postimi në Tëitter kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Djuro Trkulja nga Novi Sad është arrestuar mbrëmë nga policia serbe pasi në Tëitter kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe paralajmëroi rrëmbimin e anëtarëve të familjes së tij.

Mediat serbe raportojnë se Trkulja është arrestuar nga policia, pas publikimeve në profilin e tij, 

Jo zyrtarisht, mediat serbe kanë mësuar se bëhet fjalë për profilin @AgentStrani, përdoruesi i së cilit ka shkruar se: “Fundi i Vuçiqit është afër, dhe askush nuk mund ta ndal”.