FOTO/ Arrestohen pa asnjë shkak protestuesit në Tiranë

Protestuesit në Shqipëri po përballen me një dhunë të pashembullt policore. Edhe pse banorët  kanë dalë në protestë për të mbrojtur banesat e tyre pa shkaktuar asnjë incident, ata janë dërguar në komisariat pa asnjë shkak.

 Agim Peposhi, Lahi Lleshi dhe Fuat Durollari janë marrë në rajon pa asnjë letër nga policia që nuk mbron rendin por sulmon qytetarët.

Ndërkohë që në ndihmë të protestuesve kanë shkuar edhe deputetët demokratë, Jorida tabaku dhe Klevis Balliu, të cilët kanë shkuar në komisariatin numër 4 ku janë shoqëruar 3 protestuesit.